Dj Suat : Intervista për Zbavitu.Net

Kjo është intervista e parë për web portalin më të njohur shqiptar Zbavitu.Net. Dj Suat u mundua me sinqeritet sa më të madh t’ju përgjigjet pyetjeve të parashtruara dhe shpresoj t’ja ket aritur qëllimit.

ZBAVITU.NET : Përshëndetje Dj Suat!
Dj SuaT : Falëminderit, përshëndetje edhe për juve.

ZBAVITU.NET : Na tregoni pak për biografin tuaj me disa fjal.
Dj SuaT : Emrin e kom Suat, jetoj në Shkup. Me muzik mirem prej vitit 2003/04, për biografin time mundemi me fol shum gjat mirpo ma mer mendja se mjafton vetëm kjo që e thash.

ZBAVITU.NET : Çka ju bën më së shumti nervoz ? Sipas disa informatave tona ësht se kur kryhet një pjesë e ndonjë kënge dhe kur nuk del mir e duhet inçizuar prap?
Dj SuaT : Jo, me repturat e mija nuk kam problem dhe nuk nervozona kurr. Ndoshta kjo ka të bëj me reperat fillestar te cilët inçizojn te un dhe kan vështirsi të mëdha gjat inçizimit dhe normal kjo më bën që të nervozohem, mirpo sidoqoft, ajo osht një nervoz pozitive e cila shkon në favor të kualitetit të muzikës që del nga DS Records..

ZBAVITU.NET : Dj Suat.. ju më para jeni njohur vetëm si DJ e tash si hiphop artist, na tregoni kur keni filluar të mireni me hiphop ?
Dj SuaT : Po, në fillim kam punuar si DJ , më pas kam krijuar një numër të madh të remiksave të cilat jan ndëgjuar shum viteve të fundit. Sa i përket repit, këngën e par e kam inçizuar në vitin 2007 dhe lirisht mund të themi se prej atëher ka filluar kariera ime si hiphop artist, mirpo kjo nuk don të thot se edhe para 2007 nuk kam qen në rrjedha me hiphopin. Shum vite para ksaj un kam krijuar beats për shum repera të ndryshëm shqiptar.

ZBAVITU.NET : Sa koh ju mer 1 Beat ?
Dj SuaT : M’varet prej disponimit. Ndoiher bitin e boj për 20 minuta mirpo ka edhe raste kur punoj mbi 2 orë për një beat.

ZBAVITU.NET : Ju Jeni edhe producent dhe kryesor i studios DS RECORDS, na tregoni diqka me teper reth ksaj studio ?
Dj SuaT : Po, DS Records ësht studio të cilën e kam themeluar në tetor të vitit 2008, aty punoj un si producent duke krijuar këng për artista të ndryshëm të hiphop skenës shqiptare. Punojm edhe me talenta të ri të cilët kan aftësi dhe potencial për tu ngjitur sa më lart në skenën ton të hiphopit. Gjatë periudhës disa mujore të egzistimit, në DS Records jan kryer një numër i madh inçizimesh, janë shitur mbi 200 bita dhe ende vazhdojm të punojm me plot forcë dhe vullnet për punë.

ZBAVITU.NET : Sa tekste jan shkruar deri tash nga dora jote dhe ku e mer inspirimin per me shkru ?
Dj SuaT : Nuk e di numrin e sakt, mirëpo nuk besoj të kem shkruar më pak se 150 tekste. Sa i përket inspirimit ai ësht i gjithanshëm, secili tekst i imi përmban një porosi dhe histori në vete.

ZBAVITU.NET : Si e keni pritur lajmin kur than që këngëtari bulgar Aziz ka kopjuar remiksin tuaj ?
Dj SuaT : Këngën e Azizit ”Dai mi led” për her të parë e kam ndëgjuar dhe e kam parë në televizionin bulgar FAN TV,dhe të them të drejtën jam ndier keq dhe tepër i zhgënjyer, ngase siç mund ta dini edhe vet, ajo është kopje e një remixi muzikën e së cilës un e kam krijuar një vit më para se Azizi ta ket kopijuar nga un. Pas kësaj un angazhova disa advokat për tu mar me kët çështje, mirëpo nuk ia dolën dot ngase ne gjith e dijm se si qëndron puna me ligjin për të drejtat autoriale në tërë ballkanin. I njejti problem tani po i ndodh edhe Leonora Jakupit me prostitutën bulgare ”Alisia”.

ZBAVITU.NET : Dua të di mendimin tuaj rreth pyetjes se kush e ka në dorë hiphopin shqiptar, Shqipëria, Kosova apo Maqedonia ?
Dj SuaT : Nuk e di se në cilin prej këtyre tre shteteve shqiptarët bëjn rep më t’mir, veç e di se shqiptarët në përgjithsi e bëjn repin më t’mir n’ballkan.

ZBAVITU.NET : Me këngën ”Na Ju Shkelim” ju e keni dissirat grupin Tingulli 3nt e cila doli një këng fenomenale. Na tregoni diçka më shum rreth kësaj kënge, ideja e kujt ishte dhe kush e shkroi tekstin ?
Dj SuaT : Nuk ka qen diss direkt për grupin që ju e përmendët, mirëpo ka pasur mjaft fjal me të cilat kemi dashur ti kritikojm haptas ata që kan dalur jasht kornizave të hiphopit. Tekstin e ka shkruar secili pjesën e vet ndërsa ideja apo projektuesi i këngës kam qen un.

ZBAVITU.NET : Geti erdh në Shkup sikur mos të kishte ndodhur asgjë..A e keni dit që ka ardh dhe pse nuk u takuat ?
Dj SuaT : Un isha dhe shkoj shum shpesh në Prishtinë sikur të mos ndodhte asgjë dhe krejtësisht normale ësht për dikend të vij në Shkup sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe n’fakt asgjë personale nuk ka ndodhur n’mes meje dhe atij.

ZBAVITU.NET : Çka Mendoni për DJ BLUNT ?
Dj SuaT : Mendoj se ësht një Dj shum i mir dhe tepër aktiv. Me të kam pasur kontakte shum të mira .

ZBAVITU.NET : Ju keni shum bashkpunime me antar te TBA-s po a pritet ndonjë bashkpunim me kryesorin Unikkatilin ?
Dj SuaT : Edhe përkundër shum kontakteve që kam pasur me Unikkatilin mendoj se për momentin nuk ësht koha për ndonjë bashkpunim me të.

ZBAVITU.NET : Sa ndëgjoni hiphop shqip dhe cilët repera do ti kishit veçuar ?
Dj SuaT : I ndogjoj gati gjitha këngët e reja që paraqiten në skenën tonë, mirpo atë e bëj vetëm sa për të qen në rrjedha me atë se çka po ndodh me hiphopin shqiptar. Ndërsa në jetën time private ndëgjoj muzik pak më të ndryshme nga ajo që e bëj vet.

ZBAVITU.NET : Çka mendoni, në Shkup a ka talenta të ri për hiphop dhe cilët do ti kishe veçuar?
Dj SuaT : Shkupi ka shum repera të ri dhe tepër të talentuar, do ti kisha veçuar krejt ata që kan inçizuar dhe inçizojn në DS Records pa i lën anash edhe ato që nuk inçizojn ke un mirpo kan talent dhe potencijal të madh për hiphop.

ZBAVITU.NET : Kemi ndëgjuar se jeni duke punuar në albumin tuaj të parë, na tregoni diçka më tepër në kët drejtim.
Dj SuaT : Po, albumi është duke u punuar, jan kryer disa këngë mirëpo ka ende pun për tu bër. Albumi do të përmbaj diku 14 këng dhe do të ket disa bashkpunime shum interesante.

ZBAVITU.NET : A pritet ndonje videoklip me albumin ?
Dj SuaT : Jo, për momentin nuk planifikoj të bëj ndonjë video klip, mirëpo prap se prap nuk i dihet.

ZBAVITU.NET : Pse Dj SuaT-in nuk e kemi parë në ndonjë koncert?
Dj SuaT : Deri sot i kam kthyer prap gjitha ftesat që kam pasur për pjesmarje nëpër koncerte. Shkaku kryesor ka qen organizimi tepër amator dhe i dobët që bëhet tek ne dhe normalisht çmimi jo i volitshëm që ata më kan ofruar.

ZBAVITU.NET : A keni mar pjesë në ndonjë festival ?
Dj SuaT : Jo, deri tani nuk kam mar pjes në asnjë festival dhe as që kam ndërmend ndonjëher të konkuroj dhe të dal para ndonjë komisioni tejet të korruptuar.

ZBAVITU.NET : Cili është mesazhi juaj për vizitorët e web faqes sonë, dhe njëkohësisht për gjith ata që e lexojn kët intervistë?
Dj SuaT : Apeloj deri te rinia jon, le t’bëjn sa më shum pun t’mira, ti lojn anash inatet, drogën, alkoholin, prostitucionin dhe ti respektojn pak më shum disa rregulla bazike të fejës dhe kombit ton. Ndërsa vizitorët le të vazhdojn sa më shpesh ta vizitojn njërin ndër web portalet më të vizituara shqiptare.

ZBAVITU.NET : Falemënderit që gjetët kohë për kët intervist dhe ju dëshirojm suksese të mëtutjeshme në karierën tuaj.
Dj SuaT : Falëminderit, suksese edhe për juve.

Vazhdo duke lexuar edhe disa artikuj tjerë :

Shkupi Soldiers – Intervista për TV ERA
Ditëve të fundit, katër antarët e hiphop grupit të njohur shkupjan ''Shkupi Soldiers'' realizuan...
Dj SuaT – I Burgosur
Pas një pauze disa mujore Dj Suat sërisht kthehet me një këng të re për ndëgjuesit e mirfillt...
Dj Bungi – Jetoj me dhimbje (DJ SUAT BEAT)
Hip Hop artisti i njohur nga Kërçova Dj Bungi realizon një këngë të re në DS Records. Ësht kënga...
Skeleton feat.Cuff1 – Ti nuk je mo ( DJSUAT BEAT )
Skeleton dhe Cuff1, dy reperat e njohur nga Shkupi kan realizuar një këngë në DS Records me beat...

11 Komente në “Dj Suat : Intervista për Zbavitu.Net”

  1. amir thot:

    e shum kenga tmira bon dj suati

  2. WildGIRL` thot:

    Bravoo Bree Suatt qitiinnn ii thomm unee shkupjanalii

    Bravooo

    jee njish faree ;) bb/ (L)(L)

    I love you (L)

  3. ZeiiDi thot:

    Si dj SUati skaaa…Zbon Nanaaa E kupton …!!!
    Respekt per Ty o Vllaa…(Y)

  4. Az thot:

    Best Beats Best Dj …. Dj Suat

  5. Dra[G]oN thot:

    hi my shqipez DJ SuaT shumm e fort e keni bae intervisten shpresojm qe ta pranoni edhe ftesen ton nga webi http://www.albashqip.info normal vlla ska me shkupjanali per qka te nalipsh neve na kini babes

  6. ReaL ExperT thot:

    DJ SUAT … The BesT…1-sh Tkkenaa…Skaa Me Tyy … Veq PerpaRa… DS # 1

  7. Mc-Loco thot:

    Jeni Shum Të Aft Per Gjith Qka Sukses Dj Suat

  8. BelaG thot:

    o RESPEKT MY SHQIPE SKA ME TY VALLA NUMER 1 JJE VALLA VEQ PERPARA RESPEKT

  9. arben thot:

    Shum mir njeri a veq vazhdo

  10. AV-1 thot:

    Ska qka intervista ma reale deri tash qe e kom lexu :)

    THISS ISS DJ SUAAAAAT

    MUCH LOVE MAFI (L)

Komento edhe ti

PageRank