Dj Suat

– Pas emrit Dj Suat fshihet një djalosh i ri dhe shum i talentuar nga Shkupi. Emri i tij i vërtetë është Suat, kariera e tij muzikore startoi gjatë viteve 2005/06 ku në fillim ai u paraqit si Dj duke krijuar remiks për këngët dhe hitet e atëhershme të estradës tonë dhe më gjërë. Remiksat e tij patën një sukses të paparë deri atëher, parulla e tij tash më tepër e famshme ”remix by djsuat” ndëgjoheshte çdokund ku kishte shqiptar. Vetëm duke krijuar remiks Suati fitoi popularitet tepër të madh, gjë që nuk ndodhte as me këngëtarë apo pjestarë tjerë të estradës.

- Pas këtij hovi të madh që Suati bëri me remiksat, ai u ballafaqua me disa keqkuptime dhe kanosje nga produksionet muzikore vendase dhe të huaja, me ç’ka ai u detyrua që të mos bëj më remiks pa leje nga autori i këngës përkatëse. Mirëpo ai nuk u ndal këtu, në vitin 2007 ai inçizoi dhe promovoi këngën e tij të parë të titulluar ”Kush po hyp n’bin” me text dhe muzikë nga vet ai , në bashkëpunim me Mc Shkupin. Edhe këtu Suati pati një sukses të madh duke u paraqitur si hip hop artist. Pas kësaj ai filloi të komponoj këngë dhe beats për hip hop artista të ndryshëm shqiptar dhe në fund të vitit 2008 në Shkup ai hapi studion e tij profesionale muzikore të quajtur ”DS RECORDS” që e ka kuptimin Dj Suat Records. Këtu karijera e tij e arriti kulminacionin e saj duke treguar kualitet dhe aftësi të papara në lëmin e muzikës moderne. Ai korri sukses të madh dhe populariteti i tij mes të rinjëve shqipëtar u dyfyshua duke u paraqitur si producent i muzikës.

- Dj Suat është i njohur edhe për një ngjarje tepër interesante dhe të rëndësishme për karijerën e tij . Bëhet fjalë për remiksin e tij ”Gimme That” të cilin ai e kishte krijuar në vitin 2007 dhe i njejti remiks një vit më pas u kopijua apo u ”vjedh” nga këngëtari i njohur bulgar i quajtur Azis. Duke kopijuar nga remiksi i Dj Suatit Azisi lançoi video klipin e tij të titulluar ”Dai mi Led”. Pas kësaj, Suati reagoi ashpër nëpër disa revista shqiptare. Për këtë ngjarje shkroi edhe online revista më e lexuar shqiptare Albaniac , gazeta ditore Lajm sidhe shum revista dhe gazeta tjera të njohura shqiptare.

- Sidoqoftë, Dj Suat në kohë të fundit është i përqëndruar më shum në kerierën e tij si producent mirëpo ai na garanton se asnjëher nuk do të mungojnë as këngët e tij të shumkërkuara.

Dj Suat në MySpace
Dj Suat në Youtube
Kontakto me Dj Suatin

5,563 views

38 Komente në “Dj Suat”

  1. Fatih thot:

    bravo njeri veq vazdo perpara vllavi

  2. djnaser thot:

    ashtu edhe une po ju bashkohem dhe po thomse ska me dj suatin mè i miri, ,, vazhdo tè punosh mos u ndal,, se ke koh me bae karier je i ri,,, suxes,,, ma rekllamo zeidin,,,,, klm

  3. Mc LonnY thot:

    Hey Dj Suat Je 1sh Fare vec Next Sidomos BeaTat Shum Fort Pi Bonn …

  4. b3s0 thot:

    dj-suat kush ta ka inati normal se askush stka inati nr:1 je te pershendes ;)
    Pershendes edhe ShkupiFamily jan Cara të Shkupit mat mir jon ;)

  5. iLiR thot:

    Veq vazhdo Suat, :d

  6. terorist_zajazi thot:

    Dj suat bitat i ke shuummm niceee po ashtu edhe pronari i beats-ve oki nje persh speciale nga kercova-city_zajaz vec per para dj suat po ashtu me gjith grupin TBA4ever

  7. adchee thot:

    ejjj njeri shum iee okej veq vazhdo se ska qe ta kalon kiss e kiee nga KosovAA

  8. MEDO thot:

    SKA QKA SHYQYR ZOTI QKA KENA QESI NJERZI TE TALENTUAR SE MES MEKAN EDHE QETO NA HA DREQI NEVE SHQIPTARVE NUMER 1 JA DJ SUAT VEQ WAZHDO SE SHUM MIR JE

  9. Ardi.K thot:

    Fatkeqsisht nuk mund t’i bësh më ato remixxe :’( , të cilat më kanë pëlqyer shumë, nejse, prapë se prapë ti më i forti je, Suat, Rroftë Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, Kalofsh Mirë

  10. granit thot:

    brra dj suat :P 1 je bessom :P (K) )K)( K) (K)( K) P

Komento edhe ti

PageRank